HomeAtdheuKuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe...

Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale

-

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit Buxhetin e vitit 2027 me një vlerë 10 miliard euro. Buxheti mori 80 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Në votim rezultojnë edhe 33 deputetë të pranishëm që nuk kanë votuar.

Gjatë së njëjtës seancë plenare, Kuvendi miratoi edhe pesë ligjet që përbëjnë paketën fiskale, e cila sjell ndryshime në sistemin e taksave, përfshirë uljen në 6% të TVSH-së për 54 produkte ushqimore dhe higjienike.

Miratimi i paketës fiskale u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës votuan kundër, duke e cilësuar paketën si të pamëshirshme, ndërsa mazhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e paraqitura prej tyre. Gjatë seancës maratonë, mazhoranca mbrojti buxhetin duke argumentuar se ai garanton më shumë investime publike, mbështetje për pensionistët dhe politika sociale. Ndërsa opozita e kundërshtoi, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh në muaj dhe më shumë mbështetje për shtresat në nevojë.

Debate pati edhe për paketën fiskale, e cila parashikon uljen e TVSH-së në 6% për 54 produkte ushqimore dhe higjienike. Opozita kërkoi zgjerimin e lehtësive fiskale, përfshirë ujin dhe energjinë elektrike, por amendamentet e saj u rrëzuan nga mazhoranca./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar

0
Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë që e përcakton 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të...