HomeDiasporaKosovë-Kroaci, takim në Zagreb për thellimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë dhe...

Kosovë-Kroaci, takim në Zagreb për thellimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë dhe kërkim shkencor

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka njoftuar për takimin e zhvilluar në Zagreb ndërmjet ambasadorit të Kosovës, Prof. Dr. Martin Berishaj, dhe zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Përparim Kryeziu. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së zëvendësministrit Kryeziu në Republikën e Kroacisë, ku në fokus të bisedimeve siç mëson HALF24.ch ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit shkencor.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Zagreb, takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe konstruktive, me theks të veçantë në forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e nismave dhe projekteve të përbashkëta mes dy vendeve.

Gjatë bisedës u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit në sektorin e arsimit dhe shkencës, si fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin shoqëror, avancimin akademik dhe krijimin e mundësive të reja për brezat e rinj.

Ambasada thekson se arsimi dhe shkenca përbëjnë shtylla të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e dy vendeve, por edhe për afrimin e mëtejshëm të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe Kroacisë. Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin tradicionalisht miqësor ndërmjet dy shteteve, duke i dhënë një rëndësi të veçantë shkëmbimeve akademike, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta në interes të të dyja palëve./HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime mbi Ligjin për Specialen:...

0
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të zhvilluar konsultime me Kosovën...