HomeKulturaDea e Butrintit rikthehet aty ku u zbulua, Ministri Gonxhja: Një vepër...

Dea e Butrintit rikthehet aty ku u zbulua, Ministri Gonxhja: Një vepër e çmuar e trashëgimisë sonë arkeologjike

-

Dea e Butrintit, një prej veprave të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në qytetin antik të Butrintit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi rikthimin e veprës pas një rrugëtimi nga Butrinti drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

“Dea e Butrintit kthehet në shtëpi”, shprehet Gonxhja, duke e cilësuar rikthimin e saj një ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Sipas Gonxhes, rikthimi i Deas pasuron rrëfimin historik të Butrintit dhe u jep mundësi vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të rëndësishme të historisë, artit dhe trashëgimisë së përbashkët europiane.

Gonxhja thekson se Butrinti ka pritur mbi 200 mijë vizitorë gjatë këtij viti, duke vijuar të forcojë pozicionin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri.“Falenderoj gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për AADF, duke garantuar mbështetjen tonë për modele suksesi si ky që kemi tashmë të prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, tha Gonxhja, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...