HomeAtdheuNë Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

-

Në kuadër të aktiviteteve festive për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, në qytetin e Gjilanit është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët u bënë pjesë e këtij aktiviteti kushtuar kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës për lirinë e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Vendosja e emblemës së UÇK-së në një hapësirë publike të qytetit përfaqëson një simbol respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Komuna e Gjilanit ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm./transmeton Indeksonline

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i...

0
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një mesazh të publikuar më 28 Nëntor të vitit 2017, kishte uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke...