HomeAtdheu“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i Thaçit...

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i Thaçit që rikthehet në 28 Nëntor

-

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një mesazh të publikuar më 28 Nëntor të vitit 2017, kishte uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij, Thaçi kishte përmendur figurat historike kombëtare, nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Ai kishte bërë thirrje që shqiptarët ta festonin këtë ditë të bashkuar, me krenari dhe dinjitet, duke shprehur edhe një dëshirë për festimet e ardhshme.

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, kishte shkruar Thaçi në urimin e tij.

Mesazhi i tij ishte mbyllur me urimin për të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kombëtarja shqiptare ‘grumbullohet’ për urimin: Gëzuar 28 Nëntorin

0
28 Nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, Dita e Pavarësisë së saj. Këtë të shtunë festohet 114 vjetori i Pavarësisë...