HomeAtdheuBiblioteka Kombëtare e Kosovës shënoi 82-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënoi 82-vjetorin e themelimit

-

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënoi 82-vjetorin e themelimit, me një ceremoni ku u prezantuan puna, të arriturat dhe zhvillimi i këtij institucioni ndër vite.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, e cila vlerësoi rolin e Bibliotekës në ruajtjen e kujtesës intelektuale e kulturore të vendit dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e saj, transmeton IndeksOnline.

Gjatë ceremonisë u prezantuan të arriturat e vitit 2026, përfshirë zgjerimin e veprimtarisë kulturore, fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e digjitalizimit. Një ndër zhvillimet e rëndësishme është edhe digjitalizimi i rreth katër milionë faqeve të gazetave, librave, revistave dhe materialeve të tjera.

U prezantua gjithashtu vepra “Bibliografia e librit shqip 1912-1974”, një kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e historisë së librit dhe zhvillimit intelektual e kulturor shqiptar./transmeton Indeksonline

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”, mesazhi i...

0
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një mesazh të publikuar më 28 Nëntor të vitit 2017, kishte uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke...