HomeDiasporaMesazh që nxit reflektim: “Mos harroni të përpiqeni të jeni personi i...

Mesazh që nxit reflektim: “Mos harroni të përpiqeni të jeni personi i duhur, jo vetëm të gjeni personin e duhur”

-

Përgatiti: Dashnim HEBIBI

Aktori profesionist, Veton Ibrahimi, ish-moderatori i njohur dhe diplomati në karrierë, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që meriton vëmendje dhe reflektim. Përmes disa fjalëve të drejtpërdrejta, ai prek tema si pasurimi, pozitiviteti, marrëdhëniet njerëzore dhe kuptimi i jetës. Në një kohë kur libraritë dhe tregu i botimeve janë të mbushura me tituj që premtojnë sukses, pasuri dhe ndryshim të menjëhershëm të jetës, aktori profesionist, ish-moderatori i njohur dhe diplomati në karrierë z.Ibrahimi ka zgjedhur të përcjellë një këndvështrim ndryshe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai vë në pikëpyetje disa nga premtimet që përcillen përmes librave të vetëndihmës, duke u kujtuar njerëzve se pasurimi dhe mendimi pozitiv nuk arrihen thjesht duke blerë një libër me një titull tërheqës.


Në postimin e tij, ai shkruan:
“Nëse hyn në një Librari dhe blen një libër që mund të kushtojë 20 apo më shumë Euro e që titullohet ‘Si të pasurohesh’ apo ‘Mendo pozitivisht’, i vetmi person që pasurohet është ai që shkroi ata Tituj!
Prandaj kujdes o njerëz të mirë. Përveçëse të përpiqeni ‘të gjeni’ personin e duhur, mos harroni edhe të përpiqeni ‘të jeni’ personi i duhur!
p.s
Kujtoni çdo ditë VDEKJEN sepse vetëm atëherë do të mund t’a jetoni dhe përjetoni çdo moment që të ka mbetur!”

Mesazhi i tij shkon përtej një kritike ndaj librave që premtojnë pasurim të shpejtë. Ai ngre një çështje më të thellë mbi mënyrën se si njerëzit e kërkojnë suksesin, lumturinë dhe përmbushjen personale. Veçanërisht domethënëse është thirrja për të mos u përqendruar vetëm te kërkimi i personit të duhur, por edhe te përpjekja për t’u bërë vetë një person i tillë. Një mesazh që prek marrëdhëniet njerëzore, përgjegjësinë personale dhe rëndësinë e karakterit. Ndërsa fjalia e fundit, për kujtimin e përditshëm të vdekjes, përcjell një reflektim filozofik mbi përkohshmërinë e jetës. Në thelb, ai na kujton se vetëdija për kufijtë e jetës mund të na ndihmojë të vlerësojmë më shumë kohën, njerëzit që kemi pranë dhe çdo moment që na është dhënë. Në një shoqëri ku shpesh kërkohet lumturia përmes formulave të gatshme dhe premtimeve të shpejta, këto fjalë vijnë si një ftesë për të menduar më thellë. Sepse, në fund të fundit, nuk mjafton të kërkojmë një jetë më të mirë apo njerëz më të mirë pranë vetes. Duhet të punojmë edhe për t’u bërë vetë njerëz më të mirë dhe të mos harrojmë ta jetojmë jetën, jo vetëm ta kalojmë atë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria siguron 4.3 milionë euro grante për arsimin profesional, përfitojnë 10...

0
Dhjetë projekte shqiptare janë përzgjedhur për të përfituar rreth 4.3 milionë euro financim nga Regional Challenge Fund (RCF), me mbështetjen e Gjermanisë dhe Zvicrës....