Një mbrëmje festive në shenjë të historisë, kulturës, identitetit dhe bashkimit kombëtar shqiptar
Më 21 nëntor 2026, në Starling Hotel në Lozanë, u mbajt një manifestim madhështor festiv, kushtuar festave të lavdishme të Nëntorit, një ngjarje që bashkoi bashkatdhetarë, përfaqësues institucionesh, personalitete publike, veprimtarë të jetës fetare e kulturore, si dhe shumë vëllezër e motra nga komuniteti shqiptar në Zvicër.

Ky manifestim u organizua me bashkëpunimin e tri organizatave shqiptare:
• Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë;
• Komunitetit Musliman Shqiptar në Bienë (Biel/Bienne);
• Xhamisë Shqiptare në Friburg (Tafers-Fribourg);
në bashkëpunim me Institutin “Feti Veseli”.

Ky bashkëpunim i frytshëm dëshmoi edhe një herë se bashkimi, mirëkuptimi dhe bashkëveprimi ndërmjet institucioneve tona janë vlera të domosdoshme për ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit tonë kombëtar, kulturor dhe fetar te gjeneratat e reja.

Pjesëmarrja e personaliteteve dhe mysafirëve të nderuar
Manifestimin tonë festiv e nderuan me praninë e tyre personalitete dhe përfaqësues të institucioneve diplomatike, politike, fetare dhe kulturore, si dhe veprimtarë të jetës shoqërore shqiptare në Zvicër.
Një përshëndetje e veçantë i drejtohet Zëvendëskonsulles së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Fjolla Hajzeraj, prania e së cilës i dha këtij manifestimi një karakter të veçantë institucional dhe përfaqësues.

Një përshëndetje të përzemërt për mysafirin dhe ligjëruesin e mbrëmjes, dr. Bashkim Iseni, doktor i shkencave politike, i cili me praninë dhe ligjëratën e tij e pasuroi këtë mbrëmje festive me mendime, reflektime dhe mesazhe me vlerë për historinë, identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Me praninë dhe fjalët e tyre përshëndetëse na nderuan gjithashtu deputeti kantonal, z. Musa Kamenica; mr. Rijad Aliu, anëtar i Kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës (KMSHZ) dhe imam në Xhaminë „Dituria“ në Gjenevë; mr. Mustaf Veseli, themelues dhe drejtues i Institutit „Feti Veseli“; si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Kulturore-Artistike „Ilirët“, e cila prej më shumë se tri dekadash kontribuon në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë shqiptare në mërgatë.
E veçantë ishte prania e fëmijëve dhe nxënësve të qendrave tona, të cilët ndjekin mësimet e besimit dhe të gjuhës shqipe. Ata janë krenaria dhe shpresa jonë për të ardhmen, bartësit e gjuhës, kulturës, traditës dhe vlerave tona kombëtare e shpirtërore.
Një vlerësim të veçantë meritojnë fëmijët edhe për poezitë, recitimet dhe paraqitjet e tyre artistike, kushtuar Festave të Nëntorit, Kosovës, Shqipërisë dhe historisë sonë kombëtare. Përmes fjalës dhe interpretimit të tyre, ata përcollën emocione, krenari dhe dashuri për atdheun, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të bukur, më festive dhe më domethënëse.

Në fund, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të përzemërta për të gjithë të pranishmit, përfaqësuesit e xhamive, imamët, drejtuesit e shoqatave, veprimtarët dhe bashkatdhetarët tanë, vëllezër e motra, të cilët me pjesëmarrjen e tyre u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, kushtuar historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Nëntori – kujtesë historike dhe përgjegjësi për brezat
Festat e Nëntorit nuk janë vetëm data në kalendar. Ato janë pjesë e kujtesës sonë kolektive, simbole të sakrificës, qëndresës, lirisë, gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Për ne që jetojmë dhe veprojmë në mërgatë, kremtimi i këtyre ditëve merr një rëndësi edhe më të veçantë. Është një mundësi për t’ua përcjellë fëmijëve dhe gjeneratave të reja historinë tonë, dashurinë për gjuhën shqipe, respektin për flamurin dhe krenarinë për prejardhjen tonë.
Ky manifestim dëshmoi se tradita jonë kombëtare mbetet e gjallë edhe larg atdheut, kur ruhet me përkushtim, organizim dhe bashkëpunim.
Mirënjohje dhe falënderime
Në emër të organizatorëve, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij manifestimi.
Falënderojmë të gjithë mysafirët e nderuar, përfaqësuesit institucionalë, përfaqësuesit e bashkësive dhe institucioneve fetare, imamët, drejtuesit e shoqatave, veprimtarët kulturorë, bashkatdhetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit, vëllezër e motra, që me praninë e tyre i dhanë madhështi dhe kuptim kësaj mbrëmjeje.
Një falënderim i veçantë për të gjithë organizatorët dhe bashkëpunëtorët, për punën, përkushtimin dhe vullnetin e dëshmuar në realizimin e këtij aktiviteti të përbashkët.
Urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi, uniteti dhe mirëkuptimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave shqiptare në Zvicër.
Sepse kur bashkohemi rreth vlerave tona, forcojmë jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e brezave që vijnë.
Gëzuar Festat e Nëntorit!
Rroftë kombi shqiptar!
Rroftë flamuri kuqezi!
Me respekt dhe mirënjohje,
Organizatorët e manifestimit:
Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion – Lozanë
Komuniteti Musliman Shqiptar – Bienë
Xhamia Shqiptare – Friburg
Në bashkëpunim me Institutin “Feti Veseli” /HALF24.ch









