Me rastin e 118-vjetorit të themelimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të mirëpresë funksionarë të lartë qeveritarë nga vendi dhe jashtë, të cilët do të nderojnë me praninë e tyre këtë përvjetor të rëndësishëm kombëtar.
Dita do të vijojë me Akademinë Solemne dhe programin e pasur artistik, me pjesëmarrjen e tri ansambleve nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Pallati i Kulturës, Manastir
Ora 19:00
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj feste të madhe të gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar!
Mirë se vini! /Muzeu i Alfabetit/HALF24.ch








