HomeAtdheuPërfundon vizita katërditore e Jakup Krasniqit në Kosovë, ish-kryeparlamentari kthehet në Hagë

Përfundon vizita katërditore e Jakup Krasniqit në Kosovë, ish-kryeparlamentari kthehet në Hagë

-

Pas katër ditësh qëndrimi pranë familjes në Prishtinë, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës, ndërsa vizita e tij humanitare përfundoi më herët se sa ishte planifikuar.

Ka përfunduar vizita katërditore në Kosovë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili është nisur drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Edhe mëngjesin e ditës së fundit të qëndrimit në Kosovë, Krasniqi e ka kaluar në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku ka takuar familjarët e ngushtë dhe ka qëndruar për disa orë pranë tyre.

Lidhur me përfundimin e vizitës ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, e cila gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në edicionin informativ bëri të ditur se agjenda ishte ndryshuar në momentet e fundit dhe se largimi i Krasniqit ishte paraparë të realizohej më herët nga sa ishte njoftuar fillimisht.

Sipas planifikimit të mëparshëm, ish-kryeparlamentari duhej të qëndronte pranë familjes deri në orën 14:00, ndërsa fluturimi i tij special drejt Hagës ishte paraparë për në orën 15:00. Megjithatë, agjenda u ndryshua dhe vizita përfundoi rreth orës 12:00.

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë ishte mundësuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Këto katër ditë përbënë një mundësi të veçantë për Krasniqin që të qëndronte pranë bashkëshortes dhe familjarëve të tij, në një periudhë të vështirë për familjen.

Pas përfundimit të qëndrimit në Prishtinë, ai është kthyer drejt Hagës, duke lënë pas një vizitë me karakter të theksuar familjar dhe humanitar./KL

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...