HomeArsimiInteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të...

Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së

-

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka nisur sot trajnimin tradicional dyditor për stafin akademik dhe administrativ, i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital”.

Në prezantimin e tij mbi drejtimet strategjike dhe vizionin e Universitetit, Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, theksoi rëndësinë e kalimit nga faza e konsolidimit drejt një etape të re të zhvillimit të Universitetit, duke vënë në pah nevojën për përparim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë universitare, në përputhje me ndryshimet dhe kërkesat e kohës.

Në fokus të trajnimit ishte edhe AI@SEEU, me sesionin “Kornizat akademike të IA-së”, të prezantuar nga Prof. Dr. Florije Ismaili. Për zhvillimet në fushën e hulumtimit shkencor në UEJL, prezantoi Prorektori për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani.

Të arriturat dhe portofoli i Institutit “Max van der Stoel” u prezantuan nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Veli Kreci, ndërsa projektet e inovacionit të zbatuar të Qendrës së Inovacionit të Biznesit (BIC) u prezantuan nga drejtori Avni Arifi.

Programi përfshiu gjithashtu prezantimin e procesit të transferimit të studentëve, nga Driton Asani dhe Dëshira Imeri, me fokus në përafrimin e proceseve dhe rrjedhës së punës.

Trajnimi synon avancimin e kompetencave profesionale të stafit dhe shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjive të reja në proceset akademike dhe administrative, transmeton UEJL, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...