HomeAtdheuJo vetëm në Dallas, Berisha foltore edhe në New Jersey gjatë vizitës...

Jo vetëm në Dallas, Berisha foltore edhe në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë më 6 shtator një takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey.

Aktiviteti i titulluar “Freedom Works” do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Njoftimi për takimin është bërë nga vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas publikimit, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.

Gjatë vizitës në SHBA, kreu i PD-së ka vijuar komunikimin me shqiptarët që jetojnë atje, ndërsa takimi i radhës në New Jersey pritet të fokusohet te marrëdhëniet me diasporën dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

Pak orë më parë, u konfirmua dhe foltorja e Berishës në Dallas, Teksas më 8 shtator, transmeton tchannel.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

HALF24.ch – Më shumë se një media, një mision në shërbim...

0
Fjala shqipe në mërgatë meriton më shumë se hapësirë mediale. Ajo meriton një institucion informimi, një platformë komunikimi dhe një qendër mediale që mbron...