HomeDiasporaKryeministri në detyrë Kurti priti në takim studentë ndërkombëtarë nga ETH Zürich

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim studentë ndërkombëtarë nga ETH Zürich

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim studentë ndërkombëtarë të ETH Zürich, nga 15 vende të ndryshme të botës, të shoqëruar nga Hana Syla. Takimi u zhvillua në një frymë interaktive, ndërsa diskutimet u përqendruan tek Kosova dhe e ardhmja euro-atlantike, përkatësisht synimet dhe angazhimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe në NATO. Rritja ekonomike, sundimi i ligjit dhe përparimi demokratik i Republikës së Kosovës, ishin po ashtu në mesin e temave që u diskutuan krahas edhe hovit zhvillimor në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve. 

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi se ky sektor përbën 6% të Bruto Produktit Vendor. Duke përmendur planet e Qeverisë për ndërtimin e TECH kullës dhe investime tjera, ai shtoi se me rininë, shumica e të cilëve flasin së paku një gjuhë të huaj, Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Sofje shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...

0
Gjuha shqipe, historia dhe identiteti kombëtar në qendër të një aktiviteti kulturor dhe akademik në Bullgari. Ambasadori Haxhi Bajraktari vlerësoi studentët bullgarë që studiojnë...