HomeEKSKLUZIVEEdhe një vit me KFOR-in: Bundestagu merr vendimin për trupat gjermane në...

Edhe një vit me KFOR-in: Bundestagu merr vendimin për trupat gjermane në Kosovë

-

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të KFOR-it edhe për një vit tjetër, duke riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se Gjermania, si një nga vendet themeluese dhe kontribuuese të KFOR-it, ka mbështetur misionin që nga themelimi i tij në vitin 1999, duke ofruar personel, ekspertizë dhe udhëheqje. Sipas ambasadës, angazhimi gjerman për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit mbetet i palëkundur. Ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Alarm! Substanca kancerogjene në produktet për humbjet nga pesha

0
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt të rrezikshëm për...