HomeKulturaDatëlindja e parë pa Kadarenë, Begaj: Librat e tij vijojnë t’i tregojnë...

Datëlindja e parë pa Kadarenë, Begaj: Librat e tij vijojnë t’i tregojnë botës mbi Shqipërinë

-

Presidenti, Bajram Begaj ka risjellë në vëmendje datëlindjen e parë të shkrimtarit Ismail Kadare, pas ndarjes nga jeta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj vlerëson me krenari veprat e shkrimtarit ndërsa shprehet se gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Begaj shpreh bindjen se edhe pse nuk jeton më, librat e Kadaresë do të vijojnë t’i tregojnë botës rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare.

Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste. Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë?, shkruan Begaj. Shkrimtari i shquar shqiptar u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1 korrik të vitit 2024 në Tiranë, njofton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...