HomeArsimiUniversiteti i Tetovës organizoi prezantim akademik rreth publikimit në revista me faktor...

Universiteti i Tetovës organizoi prezantim akademik rreth publikimit në revista me faktor ndikimi

-

Në ambientet e Universitetit të Tetovës u mbajt prezantim akademik me temë: “How to Publish in High Impact Journals: Mapping the SCOPUS and Web of Science”.

Ky aktivitet kishte për qëllim të kontribuojë në zhvillimin akademik dhe profesional të stafit akademik, si dhe t’i avancojë praktikat kërkimore dhe mësimore.

Prezantuesja e këtij sesioni Prof. Dr. Florentina Halimi, profesoreshë në Gulf University for Science and Technology në Kuvajt, ndau me pjesëmarrësit njohuri dhe strategji mbi procesin e publikimit në revista shkencore me faktor të lartë ndikimi. Ajo i shpjegoi në detaje hapat e nevojshëm për të botuar një punim shkencor, duke përfshirë: përzgjedhjen e revistës së duhur për publikim; realizimin e kërkimit shkencor në përputhje me standardet akademike; kontrollin e avancuar të plagjiaturës; përgjigjen ndaj recensioneve nga ekspertët si dhe promovimin e punimit të publikuar nëpër rrjetet sociale.

Ky prezantim ofroi udhëzime të qarta për studiuesit dhe pedagogët që synojnë të rrisin cilësinë dhe ndikimin e punimeve të tyre shkencore në nivel ndërkombëtar.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi