HomeAtdheu“Shqipëria do paguajë 1mld Euro për të qenë në Bordin e Paqes”-Edi...

“Shqipëria do paguajë 1mld Euro për të qenë në Bordin e Paqes”-Edi Rama: Gënjeshtër, ftesa e Trumpit nderon vendin

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj aludimeve të fundit mbi ftesën e Trumpit që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes për të administruar Gazën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është e pavërtetë se në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së. Po ashtu sipas tij, është gënjeshtër pretendimi se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama ka hedhur poshtë edhe zërat se në Shqipëri do të vijnë palestinezët.  

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Sipas tij, Shqipëria është nën drejtimin e tij është krejt tjetër, “e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht”

“Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, thekson më tej Rama në postimin e tij në rrjetin social në Instagram, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi