HomeAtdheuQeveria në detyrë ndan 3 milionë euro për t’ia mbuluar sigurimin kufitar...

Qeveria në detyrë ndan 3 milionë euro për t’ia mbuluar sigurimin kufitar mërgatës

-

Qeveria në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 3 milionë eurove për mbulimin e policës kufitare, përkatësisht Kartonit të Gjelbër, për mërgimtarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se mjetet do të shërbejnë për zbatimin e masës për mbështetjen e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, duke filluar nga muaji korrik e tutje. “Duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjetet për të mbuluar policën kufitare apo atë siç quhet Kartoni i Gjelbër për mërgatën tonë, të cilët hyjnë me vetura në vizitë apo për qëndrim në Kosovë përgjatë kësaj periudhe. Prandaj, si e tillë, propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 3 milionë euro, për zbatimin e masës 4.5, mbështetja e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, tha ai.

Në mbledhjen e Qeverisë, janë miratuar edhe 13 pika të rendit të ditës, përfshi shqyrtimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit për projektin e qasjes gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor, e edhe ndarje buxhetore për financimin e disa projekteve kapitale në jug të Mitrovicës, Shtime, Pejë dhe Podujevë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...