HomeAtdheuPresidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në...

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri

-

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se në qendër të bisedimeve ishte marrëdhënia e shkëlqyera mes dy vendeve dhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.

“Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen, ambasadores së parë rezidente belge në Tiranë. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe, forcimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i tyre në fusha me interes të ndërsjellë, mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe bashkëpunimi ynë si aleatë brenda NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare ishin në qendër të diskutimeve tona”, shkruan zoti Begaj, transmeton bweb.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi