HomeDiasporaPërfaqësuesja e Kosovës në Izrael merr pjesë në pritjen për 250-vjetorin e...

Përfaqësuesja e Kosovës në Izrael merr pjesë në pritjen për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

-

Tel Aviv – Shefja e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, siç mason half24.ch mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve vendore dhe personalitete të ndryshme, të cilët u bënë pjesë e shënimit të këtij përvjetori të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Kosovës në këtë pritje dëshmon angazhimin e Republikës së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael e bëri të ditur pjesëmarrjen e znj. Demiri përmes një njoftimi, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një mundësi për të shënuar së bashku një përvjetor të rëndësishëm dhe për të afirmuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet vendeve mike, transmeton half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Sofje shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...

0
Gjuha shqipe, historia dhe identiteti kombëtar në qendër të një aktiviteti kulturor dhe akademik në Bullgari. Ambasadori Haxhi Bajraktari vlerësoi studentët bullgarë që studiojnë...