HomeDiasporaNë Zagreb janë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë

Në Zagreb janë nënshkruar marrëveshjet dhe memorandumet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë

-

Marrëveshja për sigurinë sociale midis Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës u  nënshkrua nga Marin Piletiq, ministër i Punës, Sistemit Pensional, Politikës Familjare dhe Sociale të Republikës së Kroacisë dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen dhe shkëmbimin reciprok të patentave të shoferit u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.

Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.

Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Qendrës për Ekspertizë dhe Kërkime Forenzike “Ivan Vuçetiq”, dhe ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Forenzikë në fushën e forenzikës, u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë, dhe  Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës. Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Drejtorisë së Policisë, Akademisë së Policisë “Polici i Parë Kroat”, dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit, u nënshkrua nga Davor Bozhinoviq, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Republikës së Kroacisë dhe Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës, njofton rtk.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Turqia synojnë thellimin e partneritetit strategjik, Ahmeti zhvillon konsultime...

0
Në fokus të takimit ndërmjet zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, Kemal Mehmet Bozay, ishin marrëveshjet në fushën...