HomeAtdheuKaja Kallas viziton me 8 prill Tiranën, takime me presidentin Begaj dhe...

Kaja Kallas viziton me 8 prill Tiranën, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

-

Kaja Kallas, shefe për Politikën e Jashtme të BE-së, do të vizitojë me 8 prill Tiranën, si pjesë e një turi vizitash që ajo do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, ku është publikuar edhe agjenda e ngjeshur e takimeve që ajo do të zhvillojë me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.

Gjatë kësaj vizite ajo do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjatë kësaj vizite, ajo do të ketë edhe një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama, pas takimit ‘kokë më kokë’ që ato do të zhvillojnë.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, Kallas do të marrë pjesë edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë, si dhe në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, njoftonr rtsh.

Agjenda e vizitës në Tiranë

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi