Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në një postim në rrjetet sociale, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Rama ka ndarë një mesazh në Facebook, ku thekson se kjo datë e shënuar për shqiptarët është edhe dita kur kujtohet lindja e Adem Jasharit, duke vlerësuar kontributin e tij në luftën çlirimtare të Kosovës.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama./transmeton rtsh.al









