HomeAtdheuBuxheti i zgjedhjeve në KQZ tejkalon 11.4 milionë euro, përplasjet rreth votës...

Buxheti i zgjedhjeve në KQZ tejkalon 11.4 milionë euro, përplasjet rreth votës së diasporës vazhdojnë

-

Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro. Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.

Sipas KQZ-së, kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për 84,000 votues potencial.

Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës

Me tone të ngritura të zërit po zhvillohet diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Për të dytën ditë me radhë, anëtarët e këtij komisioni nuk po gjejnë pajtim për ta hedhur në votim buxhetin e zgjedhjeve.

Kjo pasi ka mospajtime për mënyrën e votimit të diasporës.

Anëtarët e PDK-së po insistojnë që fletëvotimet t’u shkojnë me postë diasporës në vendvotime.

Me ta po pajtohen edhe anëtari i LDK-së dhe ai i AAK-së.

Sekretariati i KQZ-së ka vlerësuar se kjo mënyrë e votimit do të dështojë për shkak të periudhës së shkurtër kohore deri në zgjedhje.

Anëtarët e LVV-së thanë se, nëse ndiqet kjo mënyrë e votimit, atëherë diasporës do t’i pamundësohet votimi, pasi siç theksuan ata zarfet me fletëvotime do t’u shkojnë me vonesë, transmeton rtk.

Me tone të ashpra është zhvilluar diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, i cili është miratuar në vlerë mbi 11.4 milionë eurosh.

Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro. Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.

Sipas KQZ-së, kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për 84,000 votues potencial.

Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës

Me tone të ngritura të zërit po zhvillohet diskutimi mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth buxhetit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Për të dytën ditë me radhë, anëtarët e këtij komisioni nuk po gjejnë pajtim për ta hedhur në votim buxhetin e zgjedhjeve.

Kjo pasi ka mospajtime për mënyrën e votimit të diasporës.

Anëtarët e PDK-së po insistojnë që fletëvotimet t’u shkojnë me postë diasporës në vendvotime.

Me ta po pajtohen edhe anëtari i LDK-së dhe ai i AAK-së.

Sekretariati i KQZ-së ka vlerësuar se kjo mënyrë e votimit do të dështojë për shkak të periudhës së shkurtër kohore deri në zgjedhje.

Anëtarët e LVV-së thanë se, nëse ndiqet kjo mënyrë e votimit, atëherë diasporës do t’i pamundësohet votimi, pasi siç theksuan ata zarfet me fletëvotime do t’u shkojnë me vonesë, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi