HomeSportiBologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll...

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

-

Bologna fiton Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Milanin në finalen e luajtur në “Olimpico”.

Finalja nisi vrullshëm, në minutën e 4-të, Bologna pretendon për një penallti, ku Orsolini ndalet nga Maignan, por aksioni rezultoi i pavlefshëm për pozicion jashtë lojë, kështu që pretendimi i bolonjezëve bie.

Në minutën e 8-të, Bologna provon me Castro, argjentinasi godet me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit, por Maignan ishte i vëmendshëm.

Reagimi i Milan do të vinte në minutën e 10-të, ku Luka Jovic ishte pranë golit, por goditja u prit nga Skorupski. Minutat në vijim nuk pati ndonjë rrezik konkret, pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Pjesa e dytë ka nisur me gol. Pas një aksioni të gjatë, Dan Ndoye dërgon topin në portën e Mike Maignan, duke mposhtur francezin dhe duke kaluar kështu në avantazh Bologna-n. Milan provoi deri në fund, por nuk arriti dot të barazonte shifrat.

Bologna fiton Kupën e Italisë dhe hakmerret në mënyrën më të mirë ndaj Milanit për humbjen 3-1 të javës së kaluar në Serie A, një humbje që e nxorri jashtë garës për zonën Champions, ekipin e drejtuar nga Vincenzo Italiano, njofton oranews.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...