HomeAtdheuBalla: Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në fund të...

Balla: Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2027

-

Shqipëria synon të përfundojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027 dhe të bëhet pjesë me të drejta të plota e BE-së brenda vitit 2030. Deklarata u bë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në hapje të takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri.

Balla theksoi se procesi i integrimit europian ka hyrë në një fazë të re, pasi Shqipëria ka përfunduar hapjen e të gjithë grup-kapitujve të negociatave dhe tashmë fokusi është te mbyllja e tyre.

“Procesi i anëtarësimit ka hyrë në një fazë të re. Shqipëria ka përfunduar hapjen e të gjithë grup-kapitujve dhe ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Ambicia jonë është e qartë: të përfundojmë negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit 2027, me synimin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”, deklaroi Balla. Sipas tij, realizimi i këtij objektivi kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional, ritëm të lartë pune dhe zbatim konkret të reformave. Në këtë fazë të procesit, Balla nënvizoi se vëmendja duhet të zhvendoset nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre në praktikë. “Ky është një angazhim që kërkon një ritëm të lartë pune, përgjegjësi institucionale, cilësi reformash dhe rezultate të matshme. Fokusi duhet të kalojë nga ligji i miratuar te ligji i zbatuar. Kjo fazë kërkon më shumë punë, përgjegjësi dhe rezultate të qëndrueshme”, u shpreh ai. Deklaratat e Taulant Ballës vijnë në kuadër të diskutimeve për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Objektivi i shpallur është përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“IKONA E DIASPORËS 2026” – INSTITUTI SHKENCOR HELVETIK I EVROPËS JUGLINDORE...

0
Në prag të “Flakës së Janarit”, Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih të Zvicrës, do të ndajë edhe këtë vit...

Ky është një burrë kombi