Kastriot/Kërçovë, 21 korrik 2025 – Edhe gjatë pushimeve verore, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, vazhdon të jetë aktiv e kësaj radhe në atdhe konkretisht në fshatin e lindjes Kastriot dhe të japë shembull frymëzues për të gjithë.
Në një turne interesant futbolli të vogël, të quajtur “Kastrioti 2025”, ekipi Kastrioti, i mbështetur nga ambasadori, arriti të shpallet kampion, duke fituar vendin e parë pas një gare të zjarrtë e plot pasion sportiv.
Ambasadori Demiri e përshkroi këtë ngjarje me këto fjalë:
“Urime fitorja e vendit të parë për ekipin tonë, Kastrioti, në turneun e futbollit të vogël ‘Kastrioti 2025’!
Një falënderim i madh për çdo lojtar që dha zemrën në fushë dhe luftoi për këtë sukses:”
Besar Megdi
Berat Rameti
Ilaz Çilafi
Rufat Çilafi
Artan Çilafi
Jusuf Aliu
Nijaz Jusufi
Kastrioti – krenaria jonë!
Urime gjithashtu ekipit Lorenz për vendin e tretë, duke treguar shpirt të vërtetë sportiv dhe garë të ndershme!
Turneu u organizua me sukses dhe me pjesëmarrje të gjallë të komunitetit, për çka ambasadori falënderoi ngrohtësisht organizatorët dhe publikun që krijuan një atmosferë të zjarrtë deri në fund të finales. Shkëlqesia e Tij, ekipin Kastriot dhe Lorenz me qendër në Arburg i ka mbështetur ku me njërin ekip fitoi vendin e parë.
Në një gjest simbolik, shpërblimi për vendin e parë iu dorëzua Burim Bekteshit, një invalid që gëzon respekt të veçantë në komunitet – një akt që dëshmon se sporti nuk është vetëm rezultat, por mbi të gjitha zemër, solidaritet dhe dinjitet edhe pse kupën do të duhej ta pranonte Shkëlqesia e Tij, por nga zemërbujaria e tij ia dha mundësinë tjetër kujt. Kjo është edhe një madhështi që e ka ambasadori.
/Përgaditi: Dashnim HEBIBI
Nga: Arben Iliazi
Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...