HomeAtdheuBDI i reagon presidentes, kërkon të respektohen angazhimet ndërkombëtare

BDI i reagon presidentes, kërkon të respektohen angazhimet ndërkombëtare

-

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë ndaj deklaratave të fundit të presidentes së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”.

BDI-ja thekson se një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe aspirant për integrim evropian.

“Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënon çdo përpjekje për të përdorur gjuhë që i përshtatet propagandës së Kremlinit”, thekson BDI-ja.

Sipas BDI-së, përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të pasqyrojnë qartë dhe me përgjegjësi pozicionin e vendin, duke respektuar angazhimet ndërkombëtare dhe aleancat strategjike.

“I bëjmë thirrje Presidentes të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj për të përfaqësuar me dinjitet dhe qartësi interesat dhe vlerat e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët  tanë e kanë bërë të qartë se qëndron në anën e paqes, demokracisë dhe drejtësisë ndërkombëtare”, thekson BDI, njoftonn rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NJË KOMEDI HYJNORE NË VARIANTIN VISARAN

0
Nga: Kosta Nake “Udhëtimet që kemi bërë e do të bëjmë në tokë e në qiell, të gjitha vazhdojnë dhe brenda nesh si në bisedat...

Ky është një burrë kombi