HomeDiasporaKryetari i Evere në Bruksel bën shqiponjën kuq e zi me këngëtarin...

Kryetari i Evere në Bruksel bën shqiponjën kuq e zi me këngëtarin Cërvadiku

-

Kryetari i Bashkisë së Evere në Bruksel dhe artisti Shaqir Cërvadiku bëjnë shqiponjën kuq e zi gjatë ceremonisë në nder të 70-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë.

Në Evere të Brukselit u organizua një ceremoni zyrtare nga Bashkia, pak ditë më parë, me rastin e 70-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë.

Organizimi ka qenë nën kujdesin e shqiptares Habibe Duraki, e cila është zëvendëskryetare e bashkisë, me mbështetjen e vetë kryetarit të bashkisë, i cili, gjatë prezantimit në skenë me artistin Shaqir Cërvadiku, kanë bërë shqiponjën me duar në nder të simbolit të krenarisë shqiptare.

Ai e përshëndeti edhe publikun në gjuhën shqipe, duke thënë: “Motrat dhe vëllezërit shqiptarë, mirë se vini! Këto fjalë m’i mësoi kolegia ime Habibe Duraki”.

Mbrëmja ka qenë mjaft e rrallë dhe e para e tillë e organizuar nga një bashki! Kryetari dhe zëvendëskryetarja e përfunduan mbrëmjen me një lajm: ngritjen e flamurit shqiptar te sheshi i bashkisë për herë të parë!

Publiku e duartrokiti këtë iniciativë historike. Mbrëmja ishte mjaft e bukur, ku të gjithë të pranishmit u argëtuan pa fund dhe shijuan edhe ushqimet shqiptare./transmeton BotaSot

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra pritet të zbardhet sërish nga bora

0
Reshjet e borës që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Zvicrës gjatë ditëve të fundit pritet të vazhdojnë edhe në orët dhe ditët në...