Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, vendi ynë pozicionohet në vendin e 61-të në nivel global, mes 237 shteteve të përfshira në renditje.Të dhënat e vendosin Shqipërinë përpara vendeve të tjera të rajonit, duke lënë pas Kosovën me 78.6 vite, Maqedoninë e Veriut me 77.8 vite, Malin e Zi me 77.6 vite dhe Serbinë me 77.3 vite jetëgjatësi mesatare.Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, në këtë tregues ndikojnë disa faktorë, mes të cilëve përmirësimi i cilësisë së jetesës, arsimimi, klima, ushqimi dhe karakteristikat gjeografike të vendit.Ai thekson se zhvillimet në këto fusha kanë ndikuar në rritjen e jetëgjatësisë së shqiptarëve ndër vite.
Krahasuar me vitin 1950, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është rritur me rreth 35 vite, një ndryshim i konsiderueshëm në perspektivën demografike të vendit.Dervishi ndalet gjithashtu te lidhja mes aktivitetit intelektual dhe jetëgjatësisë, duke iu referuar një studimi të tij mbi akademikët meshkuj. Sipas tij, rezultatet treguan se akademikët jetojnë mesatarisht shtatë vite më shumë se burrat e tjerë, një dukuri që sociologu e lidh me zhvillimin dhe aktivitetin e trurit.Në nivel global, kryesimin e listës për jetëgjatësinë më të lartë e mban Monako, me 86.7 vite, e ndjekur nga vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, të njohura për treguesit e lartë të jetëgjatësisë.
Renditja e vitit 2026 e vendos Shqipërinë në një pozicion të veçantë në rajon, duke reflektuar rritjen e ndjeshme të jetëgjatësisë gjatë dekadave të fundit. Megjithatë, ky tregues mbetet i lidhur ngushtë me faktorë të shumtë, përfshirë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, kushtet ekonomike dhe sociale, ushqyerjen dhe mënyrën e jetesës.Jetëgjatësia në Ballkanin Perëndimor – 2026./Gtema
Vendi
Jetëgjatësia
🇦🇱Shqipëria80.1 vite
🇽🇰 Kosova78.6 vite
🇲🇰 Maqedonia e Veriut77.8 vite
🇲🇪 Mali i Zi77.6 vite
🇷🇸 Serbia77.3 vite









