Nga Kemajl Goca
Vedat Muriqi u zëvendësua nga Lukaku
Vedat Muriqi është vendimtar me golin e tij në Londër, duke shënuar për fitoren e Fenerbahçes me rezultat 1:0 ndaj Shakhtar Donetskut, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës tregoi zemër të madhe në fushë. Ai shënoi edhe në minutën e 17-të, por goli iu anulua për ndërhyrje të parregullt në sulm. Në minutën e 56-të, Vedat Muriqi gjendet në vendin e duhur, pranë portës, dhe pa vështirësi e dërgon topin në rrjetë. Një gol që sjell festë dhe gëzim të madh te skuadra turke në Londër! Në minutën e 86-të, Vedat Muriqi u zëvendësua nga Lukaku.
Bayerni befasohet në Lille
Bayerni, pa sulmuesin Harry Kane, befasohet në fushën e Lille-s, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.
Rezultatet
Atletico – Viking 2:0
Club Brugge – Liverpool 0:3
Lille – Bayern 2:1
PSG – Roma 2:2
Interi – Stuttgarti 2:0
Sporting – Manchester Utd 2:2
Shakhtar – Fenerbahçe 0:1
Në minutën e 15-të, Dayot Upamecano shënoi për bavarezët me një goditje të saktë me kokë, pas harkimit nga këndi të Tom Bischof. Bayerni kaloi në epërsi!
Përmbysja erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Ayase Ueda riktheu baraspeshën në rezultat, pasi përfitoi nga një pasim i Nathan Ngoy dhe, nga afërsia, goditi saktë në këndin e poshtëm të majtë të portës. Portieri mbeti i pafuqishëm për të reaguar!
Në minutën e 65-të, Aleksandar Pavlloviq nuk pati fat në këtë aksion, pasi, në një moment hutimi, e dërgoi topin në portën e skuadrës së tij. Një goditje e rëndë për bavarezët, 2:1.
Interi arkëton tri pikë
Interi ka arkëtuar tri pikë në “San Siro”, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Stuttgartin.
Në minutën e 57-të, futbollisti kroat Petar Suçiç tregohet i saktë nga pika e bardhë, 2:0 për Interin.
Interi ka arkëtuar tri pikë të reja, duke fituar qetësi për vazhdimin e garës më prestigjioze në Kontinentin e Vjetër.
Në minutën e 74-të, Lautaro Martínez përfitoi nga rasti i krijuar dhe u tregua i saktë para portës, duke e dërguar topin në rrjetë, 2:0.
Liverpooli kthehet me pikë të plota
Skuadra e Liverpoolit kthehet me tri pikë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Club Bruggen.
Në minutën e 13-të, Alexander Isak zhbllokoi rezultatin për Liverpoolin! Sulmuesi suedez u tregua i qetë brenda zonës dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, pas asistimit të Dominik Szoboszlait.
Në minutën e 79-të, Florian Wirtz realizoi një gol fantastik për Liverpoolin! Gjermani pranoi topin në hyrje të zonës, pas një pasimi të shkëlqyer të ulët nga Rio Ngumoha, krijoi hapësirën e nevojshme dhe lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë, duke prekur shtyllën gjatë rrugës, 0:2.
Në minutën e 82-të, Alexander Isak ishte autor i golit të radhës për Liverpoolin, 0:3.
Skuadra angleze kthehet me tri pikë të rëndësishme dhe vazhdon luftën për kreun e tabelës në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja barazon me Romën
Kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja, ka barazuar me rezultat 2:2 ndaj Romës.
Në minutën e 5-të, Mario Hermoso realizoi golin e epërsisë për Romën, duke e dërguar topin në rrjetë nga afërsia. Një asistim i shkëlqyer nga Matias Soule, i cili e shërbeu topin në mënyrë perfekte për bashkëlojtarin e tij!
Në minutën e 31-të, Ilya Zabarnyi realizoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyer nga këndi të Senny Mayulu. Mbrojtësi i PSG-së kërceu më lart se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë, pranë shtyllës së majtë.
Në minutën e 62-të, Ousmane Dembélé u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, 2:1.
Në minutën e 78-të, Donyell Malen u tregua i saktë nga pika e bardhë, 2:2.
Roma kthehet me një pikë të madhe nga Parisi.
Manchester Unitedi merr pikë në Lisbonë, tri penallti të akorduara
Manchester Unitedi ka barazuar me rezultat 2:2 me Sportingun në Lisbonë.
Në minutën e 30-të, Luis Suarez humbi penalltinë! Sulmuesi i Sporting CP-së gaboi nga pika e bardhë me një goditje të dobët, të ulët në të majtë të portierit. Senne Lammens e lexoi saktë drejtimin e topit, u hodh në kohë dhe e kontrolloi atë pa vështirësi, duke shpëtuar skuadrën e tij!
Në minutën e 33-të, Luis Suarez u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme në këndin e poshtëm të djathtë. Portieri Senne Lammens nuk pati asnjë mundësi reagimi. Sportingu kaloi në epërsi!
Në minutën e 48-të, Bruno Fernandes u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin fuqishëm në këndin e poshtëm të djathtë. Portieri Kaique Pereira nuk arriti ta ndalte goditjen, 1:1.
Në minutën e 50-të, Bruno Fernandes realizoi sërish! Ai goditi fuqishëm nga jashtë zonës së rreptësisë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke e lënë portierin Kaique Pereira pa mundësi reagimi, 1:2.
Në minutën e 80-të, Luis Suarez reagoi shkëlqyeshëm pas topit të kthyer brenda zonës dhe, me një goditje akrobatike, e dërgoi topin në rrjetë, 2:2.
PSG – Roma, ndeshja kryesore
Minuta e fundit.
86′ Vedat Muriqi u zëvendësua nga Lukaku.
2′ Alexander Isak është autor i golit të radhës për Liverpooli, 0:3.
81′ Ndeshje me rivalitet.
Rezultatet
Atletico – Viking 2:0
Club Brugge – Liverpool 0:3
Lille – Bayern 2:1
PSG – Roma 2:2
Interi – Stuttgarti 2:0
Sporting – Manchester Utd 2:2
Shakhtar – Fenerbahçe 0:1
80;’ Luis Suarez reagoi shkëlqyeshëm pas topit të kthyer brenda zonës dhe, me një goditje akrobatike, e dërgoi topin në rrjetë, 2:2.
79′ Florian Wirtz realizoi një gol fantastik për Liverpoolin! Gjermani pranoi topin në hyrje të zonës pas një pasimi të shkëlqyer të ulët nga Rio Ngumoha, krijon hapësirën e nevojshme dhe lëshon një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë, duke prekur shtyllën gjatë rrugës, 0:2.
78′ Donyell Malen tregohet i saktë nga pika e bardhë, PSG – Roma 2:2.
74′ , Lautaro Martínez përfitoi nga rasti i krijuar dhe tregohet i saktë para portës, duke e dërguar topin në rrjetë, 2:0.
73′ Bayerni po befasohet në Lille.
70′ Vedat Muriqi është autor i golit të Fenerbahçes në minutën e 56-të.
65’ Aleksandar Pavlloviq nuk ka fat në këtë aksion, pasi në një moment hutimi e dërgon topin në portën e skuadrës së tij. Një goditje e rëndë për bavarezët, 2:1.
62′ Ousmane Dembele tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, 2;1.
62’ Ayase Ueda rikthen baraspeshën në rezultat, pasi përfiton nga një pasim i Nathan Ngoy dhe, nga afërsia, godet saktë në këndin e poshtëm të majtë të portës. Portieri mbetet i pafuqishëm për të reaguar!
57′ Petar Suçiç tregohet i saktë nga pika e bardhë, 1:0 për Interin. 56’ Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi gjendet në vendin e duhur pranë portës dhe, pa vështirësi, e dërgon topin në rrjetë. Një gol që sjell festë dhe gëzim të madh te skuadra turke në Londër! 55’ Manchester United, nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino, po zhvillon një paraqitje shumë të mirë në Lisbonë.
50’ Bruno Fernandes realizon sërish! Ai godet fuqishëm nga jashtë zonës së rreptësisë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke lënë portierin Kaique Pereira pa mundësi reagimi, 1:2.
49′ Në pjesët e dyta pritet të ketë më shumë gola.
48’ Bruno Fernandes tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin fuqishëm në këndin e poshtëm të djathtë. Portieri Kaique Pereira nuk arrin ta ndalë goditjen, 1:1.
46′ Fillojnë pjesët e dyta.
Përfundojnë pjesët e para.
41′ Manchester Utd është në presion të rezultatit.
37′ Ndeshje me rivalitet.
33’ Luis Suarez tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe e dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme në këndin e poshtëm të djathttë. Portieri Senne Lammens nuk ka asnjë mundësi reagimi. Sporting kalon në epërsi!
31’ Ilya Zabarnyi realizon me kokë pas një harkimi të shkëlqyer nga këndi të Senny Mayulu. Mbrojtësi i PSG-së kërcen më lart se të gjithë dhe e dërgon topin në rrjetë pranë shtyllës së majtë. Rezultati barazohet në 1:1!
30’ Rast i humbur nga pika e bardhë! Luis Suarez i Sporting CP-së dështon të shënojë nga penalltia. Ai gjuan në këndin e poshtëm të majtë të Manchester Utd, por portieri Senne Lammens reagon shkëlqyeshëm, fluturon drejt topit dhe pret goditjen, duke shpëtuar skuadrën e tij!
27’ Fenerbahçe po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme ndaj skuadrës ukrainase. Turqit po shtojnë presionin në kërkim të golit, ndërsa Vedat Muriqi vazhdon të jetë aktiv.
23’ Vedat Muriqi po tregon shumë energji në fushë, duke qenë vazhdimisht aktiv në repartin ofensiv por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.
17′ Vedat Muriqi shënon në Londër por anulohet goli!
15’ Dayot Upamecano shënon për bavarezët me një goditje të saktë me kokë, pas harkimit nga këndi të Tom Bischof. Bayern kalon në epërsi!
13’ Alexander Isak zhbllokon rezultatin për Liverpoolin! Sulmuesi suedez tregohet i qetë brenda zonës dhe e dërgon topin në këndin e poshtëm të djathtë, pas asistimit të Dominik Szoboszlait.
12’ Vedat Muriqi po zhvillon një paraqitje mjaft të mirë në Londër ndaj skuadrës ukrainase. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është aktiv në fazën ofensive dhe po mundohet të ndihmojë Fenerbahçen në kërkim të golit
11′ Liverpooli luan në udhëtim ndaj skuadrës belge Club Brugge.
8′ Nuk ka gola në ndeshjen Lille – Bayerni.
5’ Mario Hermoso realizon golin e epërsisë për Romën, duke e dërguar topin në rrjetë nga afërsia. Një asistim i shkëlqyer nga Matias Soule, i cili e shërben topin në mënyrë perfekte për bashkëlojtarin e tij!
4’ Ndeshja po zhvillohet me rivalitet të madh në këto minutat e para.
1′ Fillojnë ndeshjet.
Priten përballje interesante në Ligën e Kampionëve.
Vedat Muriqi nga minuta e parë!
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, së bashku me skuadrën e Fenerbahçes, kërkon fitoren në Londër ndaj Shakhtar Donetsk-ut.
Muriqi do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë dhe pritet të jetë një nga figurat kryesore në fushë.
Pritet një përballje interesante dhe një lojë e mirë mes këtyre dy skuadrave!
Shakhtar – Fenerbahçe
Shakhtar: Riznyk – Vinicius Tobias, Bondar, Matviyenko, Pedro Henrique – Nazaryna, Alisson, Ocheretko, Marlon Gomes, Newertton – L. Traore.
Fenerbahçe: Ederson – Nelson Semedo, Skriniar, Peprah Oppong, Brown – Yüksek, Kante, Aydin, Greenwood, Aktürkoglu – Muriqi.. Skuadra spanjolle, Villareali, ka marrë tri pikë të rëndësishme në Pragë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Slavian, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Slavia u përpoq të shmangte humbjen, por pa sukses, ndërsa Villareali arriti qëllimin dhe largohet nga Praga me fitore.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të. Tajon Buchanan (Villarreal) përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, për rezultatin 0:1.
Me këtë fitore, Villareali renditet në vendin e 22-të me gjashtë pikë, ndërsa Slavia mban pozitën e 34-t me vetëm një pikë.
Barcelona bindëse në Azerbajxhan
Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 4:1 ndaj Sabahut në Baku të Azerbajxhanit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Në minutën e 27-të, Barcelona pati fat, pasi goditja e Ivan Lepinjicës (Sabah FC) u përplas në traversë.
Katër minuta më vonë, në minutën e 31-të, u zhbllokua takimi. Barcelona kaloi në epërsi falë golit të Anthony Gordonit.
Anglezi përfitoi nga topi i kthyer pas pritjes së portierit vendas, pas goditjes së Karim Adeyemit, dhe e dërgoi atë në rrjetë për 0:1.
Në minutën e 51-të, Gordon realizoi golin e dytë personal dhe të Barcelonës. Sulmuesi përfitoi sërish nga topi i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin pranë shtyllës së majtë për 0:2.
Vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 55-të, Barcelona shënoi edhe golin e tretë. Alejandro Balde dhuroi një pasim të shkëlqyer për Karim Adeyemin, i cili e pati të lehtë të dërgonte topin në rrjetën e zbrazët për 0:3.
Në minutën e 60-të, Gabriel Jesus përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme shënoi golin e katërt për skuadrën katalanase.
Vendasit arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 63-t, kur Christian Nwachukwu asistoi për Joy-Lance Mickels, i cili goditi saktë nga afërsia dhe dërgoi topin në këndin e majtë të portës për rezultatin përfundimtar 1:4.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë, ndërsa Sabah renditet në pozitën e 32-të me tri pikë.
Interi – Stuttgart, formacionet zyrtare
Interi dhe Stuttgart përballen sonte në stadiumin San Siro, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pritet një ndeshje interesante, ku skuadra italiane synon të marrë tri pikët para tifozëve të saj, ndërsa gjermanët kërkojnë të largohen nga Milano me rezultat pozitiv.
Interi ka përparësinë e fushës vendase dhe do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të përmirësuar pozitën në renditjen e garës evropiane.
Interi – Stuttgarti
Interi: J. Martinez – Bisseck, Akanji, Bastoni – P. Suçiç, Spence, Barella, Mkhitaryan, Carlos Augusto – P. Esposito, Thuram.
Stuttgarti: Seimen – Jeltsch, Chabot, Hendriks – Vagnoman, Mittelstädt, Nartey, Spalt, El Khannouss, Führich – Demiroviq./K.Goca/BS









