HomeAtdheuKosova ka humbur 43,8 milionë euro nga BE-ja, rrezikon edhe 131,5 milionë

Kosova ka humbur 43,8 milionë euro nga BE-ja, rrezikon edhe 131,5 milionë

-

Kosova ka humbur tashmë 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe rrezikon të humbasë edhe 131,5 milionë euro të tjera, nëse nuk i përmbush në kohë detyrimet e Agjendës së Reformave, raporton agjencia KosovaPress. Plani i Rritjes i ka ndarë Kosovës deri në 882,6 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme, por paratë lirohen vetëm pasi të zbatohen reformat e dakorduara me Brukselin. Sipas raportimit, 22 hapat e mbetur duhet të përmbushen deri më 31 dhjetor 2026.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, kërkon që detyrimet të përshpejtohen dhe që secila pikë e Agjendës të rishikohet me afatet e saj, për të ditur saktësisht sa para janë në rrezik.

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, paralajmëron humbje të reja milionëshe. Ajo kujton se, sipas kryenegociatorit, Komisioni Evropian ka nevojë për të paktën tre muaj për të shqyrtuar projektligjet, ndërsa deri në afat kanë mbetur më pak se dy muaj. Ajo shpreh dyshime edhe për miratimin e Kodit Civil në Kuvend. Profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, ia vë fajin Qeverisë për mospërmbushjen e afateve. Ai shton se 20 reforma i janë dërguar Komisionit dhe duhet të verifikohen para se të lirohen fondet.

KosovaPress njofton se Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve për ecurinë e reformave deri në publikimin e shkrimit. Përgjigje nuk dha as BE-ja.

Tema pritet të jetë në rend dite edhe sot, kur Komisioni për Integrim Evropian i Kuvendit takohet në orën 09:45 me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...