HomeAtdheuKurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, në fokus përfshirja e mërgatës në jetën...

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, në fokus përfshirja e mërgatës në jetën institucionale të Kosovës

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit me mërgatën shqiptare dhe rritjen e rolit të saj në jetën publike, institucionale dhe shoqërore të Kosovës.

Në takim morën pjesë anëtarët e Bordit të GERMIN-it, Anila Hyka, Avni Mustafaj dhe Yll Zagragja, si dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan mundësitë konkrete për përfshirjen më të madhe të bashkatdhetarëve në proceset publike dhe institucionale të vendit, duke vënë në pah rëndësinë e potencialit profesional, intelektual dhe shoqëror që përfaqëson mërgata.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ruajtjes dhe mësimit të gjuhës shqipe jashtë atdheut, si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar, si dhe mbështetjes së nismave që synojnë përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare te brezat e rinj.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe për Programin OriginAL, edicionin e pestë të konferencës “Diaspora Flet”, si dhe nismën “Shtëpia e Diasporës”, projekte që synojnë forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe mërgatës.

Takimi riafirmon rëndësinë e bashkëpunimit institucional me mërgatën, e cila përveç kontributit të saj ekonomik, mbetet një potencial i rëndësishëm në zhvillimin demokratik, shoqëror dhe kulturor të Kosovës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...