Më 17 nëntor 2026, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, z. Gazmend Barbullushi, i paraqiti Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Filip të Belgjikës, letrat kredenciale, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të ushtrimit të detyrës. Shqipëria dhe Belgjika kanë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim të ngushtë, si aleatë në NATO dhe partnerë në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Gjatë mandatit të tij, ambasadori do të angazhohet për forcimin e dialogut politik, konsolidimin e mëtejshëm së mbështjes së Belgjikës në procesit të integrimit europian të vendit, zgjerimin e shkëmbimeve dypalëshe dhe intensifikimin e kontakteve ndërinstitucionale. Një tjetër drejtim i rëndësishëm i punës së tij do të jetë promovimi i gjithanshëm i Shqipërisë në Belgjikë, si dhe forcimi i lidhjeve me diasporën shqiptare, transmeton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, përcjell HALF24.ch.
Phot Credit: © Koninklijk Paleis, België/Palais royal, Belgique/Königlicher Palast, Belgien/Royal Palace, Belgium









