HomeDiasporaKlinë–Villeneuve, drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve me mërgatën shqiptare

Klinë–Villeneuve, drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve me mërgatën shqiptare

-

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, siç mëson HALF24.ch ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Villeneuve në Zvicër, ku është pritur nga nënkryetari i kësaj komune, Arbër Jagoda, me prejardhje nga Poterçi i Klinës. Në këtë takim, Elezaj është shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Enver Berisha, dhe drejtori i Financave, Faruk Smajli. Në pritje ishin të pranishëm edhe Cristiano Chiappa, kryetar i Komisionit të Financave, si dhe Isuf Jagoda, përfaqësues për integrimet me Ballkanin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari Elezaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj nënkryetarit Arbër Jagoda për ftesën dhe mikpritjen, duke vlerësuar njëkohësisht sukseset e bashkatdhetarëve shqiptarë në vendet evropiane. Ai i cilësoi ata si ambasadorë të Kosovës, të cilët me angazhimin dhe arritjet e tyre kontribuojnë në afirmimin e vendit dhe të vlerave shqiptare në shtetet ku jetojnë e veprojnë.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, shkëmbimin e përvojave në fushën e qeverisjes lokale, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Kjo vizitë përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve lokale të Kosovës dhe Zvicrës, duke dëshmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare si urë lidhëse ndërmjet vendlindjes dhe shtetit ku jeton.

Bashkëpunimi institucional dhe angazhimi i bashkatdhetarëve mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e komunave, shkëmbimin e përvojave dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën evropiane./HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...