HomeAtdheuPresidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja në zhvillimin e vendit dhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë. Gjithashtu, theksoi nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Presidentja theksoi nevojën që bashkëpunimi me Japoninë të thellohet edhe në lehtësimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës dhe në mbështetjen e aspiratave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, njofton Presidenca e Kosovës, përcjell HALF23.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi