HomeEKSKLUZIVEADI EBIBI, 13-VJEÇARI NGA ZVICRA QË E SJELL SHQIPËRINË NË QENDËR TË...

ADI EBIBI, 13-VJEÇARI NGA ZVICRA QË E SJELL SHQIPËRINË NË QENDËR TË NJË PUNIMI SHKOLLOR – DASHURIA PËR PRESHEVËN NUK NJEH MOSHË!

-

Përgatiti: Dahest Luma

Cyrih, Zvicër – Dashuria për Shqipërinë, historinë dhe identitetin kombëtar nuk njeh moshë. Këtë e dëshmon edhe 13-vjeçari Adi Hebibi, me prejardhje nga Presheva, i lindur në Zvicër, në rrethinën e Cyrihut, i cili përmes një punimi shkollor ka treguar se lidhja me vendin e të parëve mund të ruhet dhe të kultivohet edhe larg atdheut. Ditë më parë, në shkollën ku vijon mësimet, Adi kishte një detyrë për të zgjedhur një temë dhe për ta zhvilluar atë përmes një punimi. Mes mundësive të ndryshme, ai zgjodhi Shqipërinë. Nuk ishte thjesht një zgjedhje shkollore, por një temë që e ka në zemër dhe që lidhet drejtpërdrejt me prejardhjen, historinë dhe identitetin e tij. Në punimin e tij interesant, Adi ka udhëtuar nëpër periudha të rëndësishme të historisë shqiptare, duke filluar nga figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke vazhduar me Ismail Qemalin dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e deri te dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Në qendër të këtij punimi qëndronte shqiponja dykrenare, simboli ynë kombëtar, që për Adin përfaqëson shumë më tepër se një figurë në flamur. Adi ka pasur fatin të takoj edhe shumë personalitete, si Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, Bajram Begaj, tashmë ish presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e shumë personalitete të tjera.

Ajo është shenjë e përkatësisë, e historisë dhe e krenarisë shqiptare. Punimi përfshinte edhe qytetet e Shqipërisë, bukuritë dhe vlerat e saj, duke përcjellë një mesazh të veçantë: Shqipëria meriton të vizitohet, të njihet dhe të vlerësohet nga sa më shumë turistë të huaj. Dëshira e tij ishte që punimi të ishte sa më i bukur dhe informues, në mënyrë që edhe të tjerët të njiheshin me Shqipërinë dhe të kishin dëshirë ta vizitonin atë. Në fakt, Adi nuk e njeh Shqipërinë vetëm përmes librave dhe fotografive. Ai, së bashku me familjen e tij, çdo vit i kalon pushimet në Shqipëri, duke krijuar kujtime dhe duke e forcuar edhe më shumë lidhjen me vendin e të parëve. Edhe pse vetëm 13 vjeç, Adi e flet gjuhën shqipe shumë bukur dhe është i lidhur ngushtë me identitetin e tij kombëtar. Kudo që ndodhet, edhe kur udhëton në shtete të tjera, ai e formon shqiponjën me duar, një gjest që e bën me krenari dhe kënaqësi. Është një shenjë e vogël në dukje, por me një domethënie të madhe shpirtërore: ai ndihet krenar që është shqiptar.

Gjenerata e tretë dhe e katërt shqiptare në mërgatë po dëshmon se rrënjët nuk harrohen.

Rasti i Adi Hebibit është një shembull domethënës se si brezat e rinj shqiptarë në Zvicër po e ruajnë traditën, gjuhën dhe identitetin kombëtar, pavarësisht se kanë lindur dhe janë rritur larg trojeve shqiptare. Natyrisht, një rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë prindërit, të cilët përpiqen çdo ditë që fëmijët e tyre të mos e harrojnë gjuhën amtare, të njohin historinë dhe të jenë krenarë për prejardhjen e tyre. Por krahas familjes, një kontribut të çmuar ndër vite ka dhënë dhe vazhdon të japë edhe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Zvicër. Përmes mësimit plotësues të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore dhe angazhimit të mësuesve e prindërve, LAPSH-i ka ndihmuar që mijëra fëmijë shqiptarë të kenë mundësinë të mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën e nënës dhe të babait. Vlen të theksohet edhe mundësia që shteti zviceran u ka krijuar komuniteteve për organizimin e mësimit të gjuhëve të prejardhjes në ambiente shkollore. Një mundësi e tillë ka qenë e rëndësishme edhe për mësimin e gjuhës shqipe, për çka komuniteti shqiptar në Zvicër është mirënjohës.

Aty ku ruhet gjuha, ruhet kombi!

Ndërkohë, rinia shqiptare në Zvicër dhe në vendet e tjera të mërgatës po dëshmon një aktivitet të jashtëzakonshëm. Të rinjtë janë të pranishëm në shoqata, ansamble kulturore, aktivitete sportive dhe organizime të ndryshme komunitare. Ata po bëhen shembull i një rinie të shëndoshë, aktive dhe të përkushtuar. Çdo ditë shohim suksese të shqiptarëve të rinj në shkolla, universitete, profesione të ndryshme dhe në jetën publike. Këto arritje janë dëshmi se brezat e rinj jo vetëm që po integrohen me sukses në shoqërinë zvicerane, por njëkohësisht po arrijnë ta ruajnë edhe identitetin e tyre shqiptar. Historia e vogël e Adi Hebibit është, në të vërtetë, një mesazh i madh për të gjithë ne. Një 13-vjeçar i lindur në Zvicër, me rrënjë nga Presheva, zgjedh Shqipërinë si temë shkollore në Zvicër, shkruan për Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe dëshmorët e kombit, prezanton qytetet shqiptare dhe e vendos shqiponjën dykrenare në qendër të punimit të tij. Ky është një tregues se dashuria për atdheun nuk matet me vendlindjen, por me atë që bartim në zemër dhe me atë që ua përcjellim brezave. Adi është vetëm 13 vjeç, por përmes këtij punimi dëshmon se Shqipëria, historia dhe shqiponja shqiptare kanë vend të veçantë në zemrën e tij. Dhe ky është një lajm i bukur për të ardhmen tonë kombëtare në mërgatë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi