HomeDiasporaEdi Rama merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit...

Edi Rama merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin

-

Kryeministri shqiptar i ftuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz në një tryezë të rëndësishme për sigurinë, paqen dhe stabilitetin evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, të organizuar nga kancelari federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, në Berlin. Takimi u zhvillua në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane dhe mblodhi përfaqësues të vendeve që mbështesin Ukrainën, në një kohë kur çështjet e sigurisë evropiane, ruajtjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar mbeten në qendër të vëmendjes politike. Ftesa drejtuar kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e kësaj tryeze të rëndësishme konsiderohet një vlerësim për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në çështjet me rëndësi për sigurinë evropiane.

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, pjesëmarrja e Ramës në këtë takim riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në përpjekjet për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë. Prania e Shqipërisë në këtë format ndërkombëtar dëshmon gjithashtu angazhimin e saj në bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe aleatët ndërkombëtarë, duke mbështetur përpjekjet për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme./TCH

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...