HomeArsimiFakulteti Juridik i UHZ-së zhvillon ligjëratë me ekspertin ndërkombëtar Nicolas Mansfield nga...

Fakulteti Juridik i UHZ-së zhvillon ligjëratë me ekspertin ndërkombëtar Nicolas Mansfield nga SHBA

-

Në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, u zhvillua një ligjëratë profesionale me ekspertin ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nicolas Mansfield, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik, Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe East-West Management Institute (EWMI).

Ligjërata u zhvillua me temën “Dënimet e gabuara: Shkaqet, sfidat dhe mënyrat për parandalimin e tyre”, me fokus në çështje të rëndësishme të drejtësisë penale, përfshirë identifikimet e gabuara nga dëshmitarët, rrëfimet e rreme, mangësitë në shkencën forenzike, si dhe mekanizmat dhe praktikat që kontribuojnë në parandalimin e dënimeve të gabuara.

Gjatë ligjëratës dhe bashkëbisedimit me studentët u zhvillua një diskutim i hapur, profesional dhe interaktiv, ku u trajtuan sfida konkrete të drejtësisë penale dhe u shkëmbyen përvoja e këndvështrime mbi rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet e sundimit të ligjit.

Studentët patën mundësi të drejtpërdrejtë të bashkëbisedojnë me ekspertin ndërkombëtar, të parashtrojnë pyetje dhe të njihen me përvoja profesionale nga praktika e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi u karakterizua nga interesimi i lartë i studentëve dhe një diskutim i frytshëm profesional.

Në përfundim të ligjëratës, Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Petrit Nimani, falënderoi ekspertin Nicolas Mansfield për kontributin e tij dhe për ndarjen e përvojës profesionale me studentët e Fakultetit Juridik. Dekani theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla në funksion të avancimit të procesit akademik, lidhjes së teorisë me praktikën dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin profesional të studentëve.

Dekani Nimani nënvizoi se Fakulteti Juridik do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj studentëve, cilësisë së arsimit juridik dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në këtë kuadër, Prorektorja për Mësim, Kërkime dhe Çështje Studentore, Prof. Asoc. Dr. Alma Shehu Lokaj, i ndau mirënjohje ekspertit amerikan Nicolas Mansfield, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për kontributin e tij në zhvillimin e kësaj ligjërate dhe për kontributin e dhënë për studentët dhe Universitetin “Haxhi Zeka”. Takime të tilla dëshmojnë përkushtimin e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Fakultetit Juridik për ndërlidhjen e arsimit akademik me praktikën profesionale, fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për studentët. Fakulteti Juridik – në shërbim të studentëve, për cilësi, profesionalizëm dhe zhvillim të vazhdueshëm akademik, njofton UHZ, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Sofje shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...

0
Gjuha shqipe, historia dhe identiteti kombëtar në qendër të një aktiviteti kulturor dhe akademik në Bullgari. Ambasadori Haxhi Bajraktari vlerësoi studentët bullgarë që studiojnë...