HomeAtdheuZv.kryeministri, Bekim Sali nga ShBA: Sllovenia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së...

Zv.kryeministri, Bekim Sali nga ShBA: Sllovenia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

-

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar në Nju Jork takim dypalësh me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ekonomik, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për procesin tonë të integrimit evropian e vlerësojmë lart. Partneriteti dhe bashkëpunimi me miqtë tanë sllovenë mbeten të rëndësishëm për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, u shpreh Sali. Ai theksoi se bashkëpunimi me Slloveninë mbetet i rëndësishëm në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...