HomeAtdheu25 vjet nga 11 Shtatori, Begaj: Dëshmi e pasojave të tmerrshme të...

25 vjet nga 11 Shtatori, Begaj: Dëshmi e pasojave të tmerrshme të urrejtjes. Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë

-

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave.

“Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme. Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë”, shkroi Presidenti.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më paqësore për brezat e ardhshëm, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi