HomeAtdheuSot dita e 31/ Protesta po futet në muajin e dytë, mijëra...

Sot dita e 31/ Protesta po futet në muajin e dytë, mijëra qytetarë mbushin sheshe e rrugë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

-

Protesta për dorëheqjen e kryeministrit Rama ka hyrë në muajin e dytë. Edhe sot protestuesit si çdo natë do të grumbullohen në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Organizatorët theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën e 31-të, e cila përkon edhe me një muaj nga nisja e këtij mobilizimi./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...