HomeAtdheuMbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e...

Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

-

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar 4 423 lindje gjatë periudhës janar – 15 qershor 2026. Kjo qendër vazhdon të mbetet një nga institucionet kyçe të kujdesit shëndetësor për nënat dhe të porsalindurit në vend.

Sipas njoftimit, 3 090 lindje janë kryer në mënyrë spontane, ndërsa 1 333 të tjera me prerje cezariane.

Gjatë kësaj periudhe, ekipet mjekësore kanë ofruar trajtim të specializuar edhe për foshnjat e lindura para kohe. Gjithsej 318 foshnja premature, pas kujdesit intensiv dhe trajtimit në repartet përkatëse, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga QKUK-ja vlerësohet se këto rezultate janë dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të stafit profesional, i përbërë nga mjekë specialistë, infermierë dhe mamitë, të cilët ofrojnë kujdes të specializuar për nënat dhe foshnjat. “Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga kontrollet gjinekologjike, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, përcjellja e shtatzënisë, lindjet normale dhe operative, deri te kujdesi pas lindjes dhe trajtimi i rasteve më komplekse obstetrike e gjinekologjike. Shëndeti i gruas dhe i të porsalindurit mbetet prioritet i rëndësishëm i sistemit shëndetësor, pasi investimi në këtë fushë është investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...