HomeAtdheuPresidenti, Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me...

Presidenti, Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

-

Propozimi i fundit për çështjen e presidentit, i bërë të shtunën nga kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, është lojë dhe tallje me qytetarët, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij të fundit, oferta që lideri i Vetëvendosjes bëri për PDK-në dhe LDK-në që këto dy parti të dalin me tri propozime unifikuese për presidentit, nga i të cilët njëri do të zgjidhej, nuk është e besueshme.

“Jemi dy ditë para se të kryhet afati kushtetues. Është e kuptueshme që loja e Kurtit, strategjia e tij do të vazhdojë kështu me këto veprime”, tha Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. “Këtë që po e thotë sot ka mundur ta thotë ditën e parë. Kjo është një lojë dhe tallje me qytetarët dhe këto oferta nuk janë të besueshme dhe askush nuk e dit nëse këto që po i thotë i zbaton apo e ka për ta mbuluar fajin e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje”, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NJË KOMEDI HYJNORE NË VARIANTIN VISARAN

0
Nga: Kosta Nake “Udhëtimet që kemi bërë e do të bëjmë në tokë e në qiell, të gjitha vazhdojnë dhe brenda nesh si në bisedat...

Ky është një burrë kombi