HomeAtdheuZv/kryeministri i parë Bekim Sali nis vizitën zyrtare në Bruksel 

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali nis vizitën zyrtare në Bruksel 

-

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se vizitën zyrtare në Bruskel e ka filluar me takimin me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti.
“Vizitën zyrtare në Bruksel e fillova me një takim me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti. Me këtë rast, e urova për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke i dëshiruar sukses në drejtimin e agjendës evropiane.

Në takim diskutuam për procesin e eurointegrimit, agjendën reformuese dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe për hapat e mëtejmë drejt përparimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi dhe mbështetja e partnerëve tanë evropianë mbeten thelbësore në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar zv/kryeministri i parë dhe ministër për Cështje Evropiane, Bekim Sali, transmeton opentv.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi