HomeDiasporaKonsulli i Përgjithshëm Afrim Nura në pritjen tradicionale të fillimvitit të Kanzelarisë...

Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura në pritjen tradicionale të fillimvitit të Kanzelarisë Shtetërore të Bavarisë

-

Siç mëson helveticALforum.ch, me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Dr. Markus Söder, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, së bashku me bashkëshorten e tij znj. Arta Nura, mori pjesë në pritjen tradicionale të fillimvitit të organizuar nga Kanzelaria Shtetërore e Bavarisë për Korin Konsullor të Bavarisë.

Në këtë pritje, Kryeministri Dr. Markus Söder u përfaqësua nga Dr. Florian Herrmann, Udhëheqës i Kanzelarisë Shtetërore të Bavarisë, si dhe nga z. Eric Beisswenger, Ministër për Çështje Evropiane dhe Internacionale.

Ngjarja shërbeu si një platformë e rëndësishme për ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet institucioneve bavareze dhe përfaqësuesve të misioneve diplomatike dhe konsullore të huaja, duke nxitur dialog të hapur dhe bashkëpunim konstruktiv.

Gjatë takimeve dhe bisedave, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih vlerëson këto takime si një kontribut të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih, përcjell half24.ch.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Sofje shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...

0
Gjuha shqipe, historia dhe identiteti kombëtar në qendër të një aktiviteti kulturor dhe akademik në Bullgari. Ambasadori Haxhi Bajraktari vlerësoi studentët bullgarë që studiojnë...