HomeArsimiTakime strategjike në Turqi: Fakulteti Juridik në Pejë drejt partneriteteve të reja...

Takime strategjike në Turqi: Fakulteti Juridik në Pejë drejt partneriteteve të reja ndërkombëtare

-

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Prodekani i Fakultetit Juridik në Pejë, Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, zhvilloi takime të rëndësishme institucionale me qëllim forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Morina u takua me Kryetarin e Komunës së Pendikut, z. Ahmet Cin, me të cilin u diskutuan dhe u dakorduan hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, veçanërisht në fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike dhe projekteve të përbashkëta.

Po ashtu, Prodekani realizoi një takim shumë të rëndësishëm me Kryetarin e Organizatës ÖNDER, z. Abdullah Ceylan, si dhe me Nënkryetarin z. Okan Özer, të cilët e pritën me mikpritje dhe ngrohtësi të veçantë.

Organizata ÖNDER përfaqëson një vlerë të jashtëzakonshme për sistemin arsimor në Turqi, duke pasur në administrim mbi 4,500 shkolla dhe institucione arsimore, nga të cilat është formuar edhe kuadri institucional, përfshirë atë të Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.

Vlera historike, arsimore dhe shoqërore e këtyre institucioneve është e madhe dhe përbën një model të rëndësishëm edukimi dhe formimi të brezave të rinj, si dhe të lidershipit shtetëror.

Këto takime konfirmojnë përkushtimin e Fakultetit Juridik në Pejë për ndërtimin e partneriteteve strategjike, avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja akademike për studentët dhe stafin akademik .

Fakulteti Juridik Vizion akademik, bashkëpunim ndërkombëtar dhe perspektivë e qëndrueshme, transmeton half24.ch. /UHZ

#FakultetiJuridikPej#BashkepunimNderkombetar#ViziteZyrtare#ArsimDheShkence#DiplomaciAkademike#Turqi#ShkembimeAkademike#PartneriteteStrategjike#UniversitetiHaxhiZeka#EArdhmeAkademike

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi