HomeDiasporaKonsullata e Kosovës përkrah Ardian Krasniqin në rrugën drejt triumfit ndërkombëtar

Konsullata e Kosovës përkrah Ardian Krasniqin në rrugën drejt triumfit ndërkombëtar

-

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart mirëpriti ditët e fundit boksierin e njohur ndërkombëtarisht, Ardian Krasniqi, në një takim ceremonial dhe mbresëlënës. Udhëheqësi i Konsullatës, z. Hamdi Bërbatovci, i dorëzoi Krasniqit vendimin zyrtar për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës – një moment i ngarkuar me emocione dhe krenari për sportistin dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.

Vizita u mbajt vetëm pak ditë para ndeshjes së tij të radhës, e cila do të zhvillohet më 13 dhjetor 2025 në sallën SCHARRena në Shtutgart. Krasniqi do të përballet me argjentinasin Gaspar Fernandez për titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship, sfidë që pritet të tërheqë interes të madh nga publiku dhe dashamirësit e boksit.

Gjatë takimit, Krasniqi ndau mesazhe motivuese dhe falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit shqiptar. Ai theksoi se përkrahja e bashkëkombësve i jep forcë dhe vendosmëri shtesë në çdo duel, veçanërisht në përballjet e rëndësishme si ajo që e pret në dhjetor.

Konsullata e Kosovës në Shtutgart nënvizoi angazhimin e saj për të mbështetur sportistët dhe talentet shqiptare në diasporë, duke theksuar se arritjet e tyre e promovojnë dhe e lartësojnë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të gjithë adhuruesit e sportit dhe bashkatdhetarët ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive dhe të përkrahin Ardian Krasniqin në rrugëtimin e tij drejt një tjetër suksesi të merituar, njofton Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart, transmeton half24.ch

( Foto nga Konsullata e Kosovës)

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Sofje shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...

0
Gjuha shqipe, historia dhe identiteti kombëtar në qendër të një aktiviteti kulturor dhe akademik në Bullgari. Ambasadori Haxhi Bajraktari vlerësoi studentët bullgarë që studiojnë...