HomeAtdheuKQZ-Shqipëri: 125 mijë zgjedhës jashtë vendit të regjistruar në PER

KQZ-Shqipëri: 125 mijë zgjedhës jashtë vendit të regjistruar në PER

-

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 125 000 shtetas.

Shifrat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars. Po sipas të dhënave të KQZ, ora (14:55) kanë bërë kërkesë për regjistrim 194 173, ndërsa janë shqyrtuar 194,021 kërkesa. Sipas të dhënave janë refuzuar 68,860 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë, njofton oranews.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...