HomeAtdheu16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

-

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), në kuadër të Komandës së Gardës Kombëtare, FSK ka përfunduar trajnimin e avancuar për Kërkim-Shpëtim, i cili kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëtarëve në operacionet e kërkim-shpëtimit. Trajnimi dyjavor përfshiu një program të avancuar teorik dhe praktik, me fokus në teknikat e specializuara për operim në terrene të vështira dhe në situata emergjente.

Sipas njoftimit, gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan njohuri dhe aftësi në fusha të ndryshme, përfshirë lidhjet dhe sistemet e ankorimit, boltimet, sistemet e litarëve, evakuimin e viktimave, teknikat e alpinizmit, si dhe procedura të tjera të rëndësishme për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në përmbyllje të programit u zhvillua një ushtrim 72-orësh në zonën e Rugovës. Gjatë këtij ushtrimi, pjesëmarrësit zbatuan në praktikë, në kushte të simuluara operacionale, njohuritë dhe teknikat e fituara gjatë trajnimit. Ushtrimi kishte për qëllim vlerësimin e aftësive individuale dhe ekipore, koordinimin në terren dhe reagimin ndaj skenarëve të ndryshëm të kërkim-shpëtimit. Në përfundim të trajnimit, 16 pjesëtarë u certifikuan me sukses, duke përmbyllur një program intensiv të përgatitjes profesionale dhe praktike./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“IKONA E DIASPORËS 2026” – INSTITUTI SHKENCOR HELVETIK I EVROPËS JUGLINDORE...

0
Në prag të “Flakës së Janarit”, Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih të Zvicrës, do të ndajë edhe këtë vit...

Ky është një burrë kombi